DHOMË GJUMI PËR MË TË DASHURIT TUAJ!

Enterier për dhomën tuaj!

INVENTAR PËR VENDIN E PUNËS!

Module të ndryshme për hapsirën e zyrës tuaj!

DYER TË MBRENDSHME DHE TË JASHTME

Dizajne bashkë-kohore!

LAMINAT PËR DYSHEMENË TUAJ!

Dizajne të ndryshme nga brende të njohura evropiane!

POLIKARBON!

Panele të cilësisë më të lartë nga prodhues të njohur evropian!

SEKTORI I PRODHIMIT TË LLASJENEVE!

Dizajne sipas trendeve evropiane!

/

Produktet

Laminat

-Laminati është material i projektuar për ta përseritur ngjyrën dhe strukturën natyrale të drurit të vërtetë. Ka qëndrueshmëri të madhe ndaj gërvishjeve, shtypjeve, po ashtu në ngjyrë. Jep mundësi të shpejtë dhe mjaft praktike për ta përfundur shtëpinë.

-Dyshemeja nga laminati “Egger”, është dysheme me cilësi shumë të lartë. Produktet e laminatit kalojnë nëpër disa inspektime gjatë procesit të prodhimit që mundësojnë kualitetin më të lartë. Dyshemeja nga laminati është e qëndrueshme dhe e lehtë për t’u kujdesur, është zgjidhja më e mire higjienike, pastrohet dhe mbrohet shumë leht. Llojshmeria e ngjyrave dhe texturave japin mundësi zgjedhjeje për shijen, nevojën dhe bukurinë e ambientit tuaj.

Dyer

-Dyert kanë një funksion të veçantë në ambientet e shtëpisë apo hapsirave. Bëjnë ndarjen e hapsirave të brendshme me ato të jashtme dhe estetika e tyre luan rol të rëndësishëm. Dyert tona janë në përputhje me standardet evropiane dhe përmbushin atestet. Kompania jonë bënë prodhimin serik të dyerve me kapacitet shumë të lartë. Ne përmbushim gjithnjë e më shumë kërkesat dhe dëshirat e tregut, po ashtu dyert prodhohen me madhesi të ndryshme, jo standard. Modelet dhe dizajnet janë gjithnjë e më te shumta. Tek ne plotësoni enterierin e shtëpisë suaj!

Mobilje

-Zgjidhja e duhur dhe ideale për ambintet tuaja të brendshme mund të gjindet tek ne.

-Ofrojmë mobilje cilësore të cilat kompletojnë shtëpinë tuaj sipas kërkesave dhe deshirave tuaja. Dizajnimi dhe prodhimi i enterierit tuaj bëhet në bazë të porosisë.

-Prodhojmë:

  • Kuzhina modern dhe klasike,
  • Trapezari,
  • Dhoma gjumi për të rritur dhe fëmijë,
  • Komoda për TV,
  • Enterier për zyret tuaja,
  • Enterier për lokale dhe bar kafe.

-Materialet e përdorura janë mjaft kualitative nga prodhues të njohur evropianë dhe botërorë.
Materialet nga të cilat mund të bëhet prodhimi i enterierit të cekur më lart janë: “iverpllakë”, “mediapan”, “MDF akrill”, “MDF me furnir”, “Dru masiv”.

Llajsne

-Llajsnet nga “MDF “ (mediapan), janë një mënyrë ekonomike për të mbuluar këndet e dyshemesë së shtëpisë suaj. Ngjyrat e shumta dhe llojshmëria e modeleve japin mundësi të mire për zbukurimin e këndeve të shtëpisë. Llajsnet nga “MDF” janë nga materiali i drurit të presuar (shtypur) dhe të veshura me folie që i japin ngjyrën sipas shijës dhe nevojës së kërkuar. Qëndrueshmëria e tyre është mjaft e madhe, po ashtu montimi i tyre është shumë i lehtë.

Polikarbon

-Polikarboni është një tabull nga plastika e lehtë e bërë nga shtresa të ndryshme. Ndërtimi me të ofron force dhe përcjellje të lartë të dritës me kombinim të lartë izolues.

-Polikarboni (polycarbon) është material me trashësi dhe ngjyra të ndryshme. Përveç strukturës sipërfaqësore të lëmuar, ky material ofron mbrojtje ndaj rrezeve UV dhe ka garancion 10 vite.

-Mundësia e aplikimit të polikarbonit e madhe dhe përdoret në shumë lami:

  • Mbulim për ndërtesat industrial,
  • Kulme,
  • Mbulim të mureve,
  • Mbulim të pishinave,
  • Mbulim të serave bujqësore,
  • Mbulim të garazheve dhe terasave,
  • Mbulim të sallave dhe arenave sportive,
  • Reklama dhe ndriçime me drita me llampa etj.